Humbja e Gjermanisë përballë Japonisë në ndeshjen e parë në Katar ka shkaktuar kritika të mëdha tek 4 herë fituesit e Kupës së Botës. Gjithçka u duk se po shkonte për së mbari për skuadrën e Hansi Flick, por japonezët tronditën portën e Neuer dy herë dhe duke marrë në këtë mënyrë tre pikë shumë të vlefshme.
Por ajo që ka bërë më shumë përshtypje ka qenë sjellja e mbrojtësit gjerman Antonio Rüdiger. Lojtari i Real Madrid vrapoi në një mënyrë të çuditshme drejt vijës fundore teksa përballej me sulmuesin Takuma Asano.
Deri në këtë moment ishte gjithçka në rregull për gjermanët të cilët ishin në avantazh 1 me 0. U duk sikur Rüdiger donte t’i thoshte sulmuesit japonez që nuk do ta kalonte dot. Megjithatë rezultati përfundimtar duket se ia ka ngrirë buzëqeshjen mbrojtësit, i cili është përballur me kritika të ashpra në rrjetet sociale.
Epo kot nuk thonë, “qesh mirë kush qesh i fundit”./tvklan.al
リュディガー。愚か者だな#Rüdiger pic.twitter.com/AIqdCCjvqO
— パト(´・ω・`) (@active_active_) November 23, 2022