“Këtë sezon synojmë titullin kampion”
Kristjan Asllani i është kthyer stërvitjes me Inter. Mesfushori shqiptar do të jetë pjesë e zikaltërve për sezonin e dytë. Asllani tha në një intervistë për televizionin e klubit se kërkon trofeun e kampionit të Italisë.
“Kam shumë dëshirë për luajtur, fusha më mungon gjithmonë. Synimi ynë këtë sezon është titulli kampion.”
Sezonin e kaluar, Kristjan Asllani fitoi Kupën dhe Superkupën e Italisë, ndërsa mbërriti deri në finalen e Champions League ku Inter u mund nga Manchester City.
“Sezoni i kaluar ishte i jashtëzakonshëm, një përvojë shumë e bukur. Shokët e ekipit më kanë ndihmuar dhe shpresoj që edhe këtë vit të kemi rezultat. Duhet të punojmë shumë që të jemi gati për fillimin e kampionatit.”
Kristjan Asllani është nën kontratë me Inter deri më 30 Qershor të 2027.
Tv Klan