Kristjan Asllani ‘asi’ i Simone Inzaghi

Mesfushori shkëlqen në fitoren e Inter, nota 5 për Berat Gjimshiti

Kristjan Asllani është kthyer në një element tepër të rëndësishëm te Interi. Mesfushori shqiptar luajti si titullarë për herë të dytë radhazi, duke minimizuar në maksimumin mungesën e Hakan Çahanollu.

Asllani qëndroi në fushë për 90 minuta në fitoren 4-0 që zikaltërit regjistruan ndaj Atalantës, për të fituar kështu jo vetëm derbin kuqezi me Berat Gjimshitin, por edhe rritur besimin në sytë e Simone Inzaghi. 88 topa të prekur prej tij, me një saktësi 97% , i faulluar në 3 raste dhe rikuperuar 9 topa.

“Loja nën regjinë e Asllanit është e mirë. Luan me personalitet dhe i këndshëm kur bëhet fjalë për manovrën sulmuese. Keqkuptimi me Pavard për pak sa i kushtoj dhe kjo duket se ka ndikuar edhe në vlerësimin e Asllanit nga mediat e ndryshme, që e përllogarisin lojën e shqiptarit mes notës 6 dhe 7”.

Por ajo që është më e rëndësishme është fakti që 21-vjeçari po fiton besim dhe duke pasur parasysh 12 pikët diferencë, takimet e së ardhmes do e shohin Asllanin më shumë protagonist në fushë.

Notë zhgënjyese për Berat Gjimshitin. Kapiteni i bergamaskëve nuk ishte në lartësinë e duhur, duke bërë gabim në pozicionim tek goli i Frattesi. Për qendërmbrojtësin një notë 5, për të qenë ndër lojtarët më të dobët në radhët e Atalantës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share