Në orën 03.00 të mëngjesit të sotëm, policë të Njësisë Policore në Zajas të Kërçovës, kanë privuar nga liria 46 vjecarin B.U nga fshati Baçishtë, sic thonë nga policia, me punë të përkohshme në Austri.
Sipas buletinit policor, gjatë një ahengu familjar në këtë fshat ka gjuajtur disa herë me revolen me leje në emër të babait të tij.
Por, jo gjithcka ka shkuar mirë gjatë krismave. Nga të shtënat lëndohen tre persona.
“E.E (33), M.R (57) dhe një e mitur, të gjithë nga Baçishta e Kërçovës, që kishin qenë në dasmë, kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në Urgjencën e Kërçovës, ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Nga R.U janë marrë revolja dhe 300 fishekë që i ka patur me leje. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të inicohen kallëzime përkatëse” – thone nga MPB.
Para nisjes së sezonit të dasmave, autoritetet e sigurisë në vend kanë njoftuar se do të merren masa rigoroze nëse gjatë ahengjeve familjare përdoren armë zjarri.
Por, pavarësisht thirrjeve të autoriteteve, gati për cdo sezon njoftohet për të shtëna me armë zjarri gjatë ahengjeve familjare, që në disa raste kanë përfunduar edhe me fatalitet. /tvklan.mk/