Cilat janë dhuratat e para që çifti po përgatit për njëri-tjetrin
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck rindezën romancën e tyre pas gati 20 vitesh dhe u martuan verën e kaluar.
Këto do të jenë Krishtlindjet e tyre të para së bashku si çift i martuar dhe këngëtarja thuhet se po planifikon t’i bëjë bashkëshortit të saj një dhuratë të veçantë.
“Ajo dëshiron që ky vit të jetë edhe më i veçantë se zakonisht dhe të ndjekë traditat e saj, si me familjen ashtu edhe me Benin”, thonë disa burime për Entertainment Tonight .
Po ashtu edhe aktori po planifikon të llastojë gruan e tij me dhurata dhe duket se ai nuk do të kursehet aspak.
“Ben planifikon t’i dhurojë Jennit disa gjëra të veçanta dhe sentimentale që iu deshën shumë kohë për t’i gjetur. Ai gjithashtu ka në plan t’i dhurojë asaj bizhuteri të bukura”, tha një burim i afërt me aktorin.
Mediat e huaja mësojnë gjithashtu se çifti ka folur për të shkuar në një udhëtim romantik pa fëmijët për t’u qetësuar.
Klan News