Pave’ gjeldeti me perime dhe për ëmbëlsirë “dame blanche”. Kjo do të jetë darka e Krishtlindjeve e Eva Kailit në burgun e Harenit.
Për ish-zëvendëspresidenten e Parlamentit Europian festat e këtij viti në burgun e grave në Belgjikë nuk do t’i kujtojnë asgjë nga e kaluara. Vetëm në një qeli. Pa familje dhe miq, pa dhurata për Krishtlindje dhe me një menu burgu me pavé gjeldeti, dame blanche dhe kifle.
Për Krishtlindje , të burgosurit nuk do të kenë mundësi të darkojnë me miqtë dhe të afërmit dhe sigurisht që nuk do të mund të shijojnë një gotë verë. Megjithatë, për ditët e festave ofrohet një menu specifike.
Zonja Kaili dhe të burgosurit e tjerë do të marrin supë me asparagus si meze, ndërsa pjata kryesore do të përfshijë pavé gjeldeti me bizele, karota dhe salcë piper, ndërsa për ëmbëlsirë dame blanche (një ëmbëlsirë e përbërë nga akullore vanilje me krem pana dhe çokollatë) si dhe kifle.
Në burgje, nënat lejohen jo vetëm të shohin fëmijët e tyre, por nëse dëshirojnë mund të qëndrojnë me fëmijën e tyre në dhoma të veçanta të institucionit.
Kujtohet se ish-zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian do të qëndrojë në burg, pasi akuzohet për korrupsion./tvklan.al