Krimet serbe në Kosovë/ Kurti: Përgatitje që serbia të akuzohet për krime lufte!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se po bëhen përgatitjet që Serbia të akuzohet si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Këto komente Kurti i bëri gjatë homazheve në 25 vjetorin e masakrës së dytë në Abri të Epërme të Drenicës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar të vrarët e familjes Mulliqi në 25 vjetorin e masakrës së dytë në Abri të Epërme të Drenicës.

Pas masakrës së 26 shtatorit, ku u vranë 23 anëtarë të familjes Deliu, forcat e armatosura serbe më 30 mars 1999, vranë tetë djem e burra të familjes Muliqi. Katër nga ta ishin nxënës të moshave nga 13 deri 17 vjeҫ – ka shkruar Kurti në Facebook.

Por, ai tha se autoritetet e Kosovës po përgatiten që Serbia të akuzohet, për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Edhe Ministria e Drejtësisë edhe këshilltarët e mi ligjorë, edhe me ekspertët ndërkombëtarë, janë duke bërë përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, e që janë krime luftime, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid”, tha Albin Kurti.

Ndërkohë, Kryeministri Albin Kurti, duke u prononcuar për marrëdhëniet shqiptaro-serbo përgjatë historisë dhe se si ato ndikojnë edhe sot, në një pjesë të podcastit “Public Square” të Ditmir Bushatit, ka deklaruar se konflikti konsiston te shqiptarët me shtetin dhe jo me popullin serb.

Në bazë të kësaj, Kurti thotë se konflikti mes shqiptarëve si komb dhe shtetit të Serbisë ende s’ka përfunduar./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share