Krim në familje, dhëndri godet me thikë për vdekje vjehrrin në Kosovë

Kosova është tronditur nga një krim në familje. Korrespondentja Blerta Dalloshi Berisha ka raportuar për Klan News se mbrëmjen e djeshme dhëndri ka vrarë me thikë vjehrrin e tij, i cili si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.

Akoma nuk dihet si ka ndodhur konflikti mes palëve, ndërsa më shumë detaje i ka dhënë korrespondentja Blerta Dalloshi Berisha në lidhjen direkte për Klan News.

Blerta Dalloshi Berisha: Mbrëmë ka ndodhur dhe një vrasje tjetër ku dyshohet që dhëndri ka vrarë vjehrrin e tij, e ka therur me thikë dhe nga plagët e marra, ai nuk ka arritur që të mbijetojë. Është raportuar se pikërisht për personin në fjalë, të dyshuarit se ka vrarë vjehrrin, bashkëshortja e tij 3 ditë më parë, kishte lajmëruar policinë se ai ishte zhdukur dhe pastaj me gjasë, ishte kthyer në shtëpi sipas të dhënave apo dyshimeve të para. Akoma nuk dihet se si ka ndodhur konflikti mes tyre që ka përfunduar me vdekjen e një personi./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share