Kreu i këshillit zgjedhor turk: Nuk ka pasur raportime negative në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Kreu i Këshillit Suprem Zgjedhor (YSK), Ahmet Yener, tha se procesi i votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Türkiye ka përfunduar, ndërsa njoftoi se nuk ka pasur raportime negative në këshill dhe të kenë ndikim negativ në proces, raporton Anadolu.

Yener në deklaratën për gazetarët u shpreh që zgjedhjet të jenë në dobi të kombit turk dhe demokracisë.

“Ka përfunduar procesi i votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura sot. Nuk ka pasur raportime negative deri më tani në këshillin tonë dhe të kenë ndikim negativ në procesin e votimeve”, u shpreh ai.

Ai bëri të ditur se ankesat e paraqitura në këshill janë vlerësuar dhe janë dërguar në këshillat zgjedhore të provincave.

Yener falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në procesin e zgjedhjeve, ndërsa tha se do të njoftojnë më tej për heqjen e ndalesës transmetimit të rezultateve./AA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share