Kreu i forcave të NATO-s viziton Kosovën

Pas protestës, Lista Serbe kërkon lirimin e të arrestuarve

Pas vendimit për instalimin e 700 trupave shtesë të NATO-s në Kosovë, Prishtinën e vizitoi këtë të mërkurë admirali Stjuart Manç, kreu i komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.

Po ashtu admirali i lartë është takuar edhe me ushtarët hungarez dhe italianë të KFOR-it, të cilët u lënduan gjatë dhunës së ushtruar nga protestuesit serbë të hënën në Zveçan.

Ndërsa me ambasadorët e vendeve të Kuintit u konsultua për mundësinë e rikthimit të dialogut mes palëve dhe për t’i dhënë fund dhunës.

Sakaq, telat me gjemba janë vendosur nga KFOR-i në ditën e pestë të protestave të qytetarëve serb në Zveçan dhe në dy komunat e tjera në Leposaviq dhe në Zubin Potok.

Protestuesit të cilëve u prinin mantelbardhët vendosën flamuj të Serbisë.

Edhe gjatë kësaj proteste nuk munguan sulmet ndaj makinave të policisë dhe të mediave. KFOR mësohet po kryen patrullime edhe në qytete në veri të Kosovës.

Ndërkohë, Gjykata e Prishtinës caktoi masën e paraburgimit për 30 ditë dy serbëve të arrestuar të hënën në Zveçan, të cilët dyshohet se u shkaktuan lëndime pjesëtarëve të KFOR dhe Policisë së Kosovës.

Përfaqësuesit të listës serbe zhvilluan takime në komunën e Zveçanit dhe me përfaqësues të EULEX dhe BE, duke shpallur tre kërkesa: lirimin e serbëve të arrestuar, tërheqjen e forcave speciale të policisë nga ndërtesat komunale nga veriu dhe kryetarët shqiptarë të komunave.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share