Kreu i BFI-së, Fetahu: Korrupsioni është vepra më e mallkuar në Islam

Nuk ka ardhmëri të një kombi e shoqërie, pa stabilizim ekonomik. kështu në Klan Debat vlerësoi kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu. Sipas tij, kriza në vendet e Ballkanit përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, qëndron tek korrupsioni si dukuri e përhapur, përcjell Klan M.

“Duhet të fillojmë nga lufta e ashpër kundër korrupsionit. Korrupsioni është vepra më e mallkuar në Islam. është kancer i shoqërisë. Nëse duam të gjejmë se pse ka krizë në shumë vende të Ballkanit dhe të botës, mos mundoheni të gjeni kushedi se çfarë përgjigjeje. Përgjigjja qëndron në korrupsion, në keqpërdorimin e mjeteve që janë shoqërore e që unl i quaj ‘vakëf’. Këtu është segmenti kryesor”, deklaroi Shaqir Fetahu/KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share