Kreu i BFI-së: Falje dhe pajtim – të ndërpritet trendi i migrimeve ekonomike

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Ef.Fetai, në mesazhin me rastin e Fitër-Bajramit, ka bërë thirrje që besimtarët të jenë të gatshëm t’u përgjigjen sfidave dhe situatave aktuale, të jenë të gatshëm që të vënë në praktikë sjelljen e mirëqenies, të vlerësojnë veten në raport me të tjerët dhe t`u dëshirojnë të tjerëve atë që e dëshirojnë për vete.

“Në këto ditë të gëzimit të Fitër Bajramit, me zemra të pastra i drejtohemi Allahut të Gjithëmëshirshëm që të na japë fuqinë imanit, mundësinë e largimit nga mëkatet, guximin e faljes dhe të pajtimit, buzëqeshjen me të tjerët, për të kultivuar një të tashme dhe të ardhme edhe më të ndritur, për të krijuar mundësi dhe kushte më të mira në shoqërinë tonë me qëllim që të ndërpritet trendi i migrimeve ekonomike. Lusim Allahun e plotëfuqishëm t’u japë gëzimin dhe shpresën në zemrat e skamnorëve, njerëzve me telashe fizike-shpirtërore, me qëllim që sot dhe gjithmonë në jetë të jemi të lumtur dhe të gëzuar, e mbi të gjitha – falënderues ndaj të Madhit Zot për mirësite Tij që na i ka dhënë”  – tha Shaqir ef.Fetai – reisul-ulema i BFI-së. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share