Kreu i AMSHA: ”Jo” ndryshimit të Kushtetutës – PO për BE-në!

“NDRYSHIMET KUSHTETUESE PROMOVOHEN NGA NJË ALEANCË PËR LUFTË TË SHENJTË KUNDËR MAQEDONIZMIT”

Ndryshimin e Kushtetutës është duke e promovuar një aleancë e fshehur dhe mirë e organizuar ndërkombëtare. Kjo është aleancë për “luftë të shenjtë” kundër maqedonizmit, që përbëhet nga forca në Maqedoni dhe në Bashkimin Evropian. Akuzat, sic njofton KlanM, vijnë nga Kryetari i Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve, Akademiku Lupço Kocarev.

“Në Maqedoni promovohen marrëzia, absurditeti, injoranca, lakmia, apatia. Nga njëra anë Ndryshimi i Kushtetutës, kurse nga ana tjetër të gjithë ata që do të flasin për maqedonizmin etiketohen si nacionalistë, tradhëtarë dhe gënjeshtarë. Megjithatë, për dallim nga ata që insistojnë për ndryshimin e Kushtetutës në Maqedoni, unë jam i tronditur nga fakti që në Maqedoninë demokratike, në shekullin 21, si qytetar I këtij vendi, jam I detyruar të zgjedh midis këtyre dy opsioneve. Zgjedhja ime, padyshim, është – Jo për Ndryshimin e Kushtetutës dhe Po për BE-në” – tha Lupço Kocarev.

Këto komente, siç njofton KlanM, kreu i Akademisë Maqedonase të Shkencae dhe Arteve, I bëri në Konferencën Ndërkombëtare kushtuar personaliteteve historike. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share