KRERËT SHTETËROR UROJNË KURBAN BAJRAMIN
Në këtë festë nuk kanë munguar as urimet nga krerët e shtetit. Mesazhi i tyre në këtë ditë festive është që të mbizotërojë solidariteti, toleranca, mirëkuptimi i ndërsjellë, bashkëjetesa dhe mirësia te të gjithë, mirëqenia ekonomike dhe ngrohtësia familjare le të sundojë në çdo shtëpi në këtë ditë të madhe.
Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova ka uruar që ditët festive besimtarëve myslimanë t’ju sjellin lumturi, gëzim, dashuri, harmoni dhe paqe.
“Të dhurojmë dhe të ndihmojmë, të jemi mbështetja e njëri-tjetrit, së bashku në të mirë dhe të keqe, pa dallim feje, etnie, gjinie apo çfarëdo përkatësie dhe të punojmë për prosperitetin e atdheut tonë dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, thotë Siljanovska Davkova në urim.
Kryeministri Talat Xhaferi, ka uruar besimtarët që të kenë shëndet të mirë, zemërgjerësi, solidaritet dhe bërje të
veprave të mira.
“Kam kënaqësinë që të shpreh urimet e mia të sinqerta me rastin e festës së madhe myslimane, Kurban Bajrami. Krahas lutjeve, të gjithë së bashku të bëjmë atë që kemi mundësi për të siguruar paqe, mirëqenie dhe jetë të sigurt për ato që në këtë kohë janë të prekur nga luftërat, sëmundjet dhe fatkeqësitë natyrore, sepse jeta është e shenjtë dhe të gjithë duhet ti gëzohen saj njësoj”, thotë Xhaferi në urim.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në urimin deri te besimtarë myslimanë potencon se festa e Kurban bajramit është ndër festat më kuptimplota.
“Uroj që kjo festë t’ju ketë gjetur pranë sofrave familjare, duke i uruar e duke i përqafuar të dashurit tuaj, duke u kujdesur për nevojtarët e duke u solidarizuar me ata që nuk kanë nevojë vetëm për bukë, por edhe për buzëqeshje.
E gëzofshi për jetë të jetëve Bajramin e Kurbanit!”, thotë Gashi.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në urimin e tij ka uruar që besimtarët ta kalojnë festën e Kurban Bajramit në frymën e bujarisë dhe humaniymit. Mickovski ka kërkuar për që vendi të ndërtohet mbi parimet e velerave evropiane.
“Ju ftoj të gjithëve të fillojmë së bashku, duke i tejkaluar bashkërisht të gjithë problemet, që ta ndërtojmë Maqedoninë mbi vlerat dhe parimet evropiane. Ka ardhur koha që së bashku të ndërtojmë themele më të forta për një jetë më të mirë standard për çdo qytetar pa dallim etnie apo feje përkatësinë, themelet për zhvillimin dhe prosperitetin e vendit tonë”, thotë Mickoski.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka potencuar se festat tona të Bajramit janë çaste të freskisë shpirtërore, çaste reflektimi mbi madhështinë e veprës së mirë konform vlerave më të larta të besimit, respektit dhe solidaritetit mes njëri – tjetrit.
“Dita e sotme festive le të jetë frymëzim për praktikimin e veprave të mira, shtrirjen e dorës së ndihmës dhe mbështetjes, hapërimit drejt horizonteve të përparimit! Qofshin gjithmonë të bekuara vatrat tuaja familjare nga mirësitë e Zotit! Gëzuar Kurban Bajramin!”, thotë Ahmeti.
Nuk kanë munguar urimet as edhe nga krerët dhe përfaqësuesit e partive tjera politike në vend./tvklan.mk/