Kremlini: Vdekja e Jevgheni Prigozhin mund të jetë akt i qëllimshëm

Mundësinë që rënia e avionit ku humbi jetën kreu i mercenarëve të grupit Wagner, Jevgeni Prigozhin të ketë qenë një atentat ndaj tij, nuk e përjashton tashmë as Rusia.

Në të parën deklaratë për këtë ngjarje, Dimitri Peskov, zëdhënës i presidentit Vladimir Putin tha se asnjë variant nuk përjashtohet, përfshirë edhe mundësinë e një “ligësie të qëllimshme” siç u shpreh ai.

Peskov e quajti hetimin për ngjarjen e 23 Gushtit, si “të veçantë” pasi tha se të tillë e bëjnë rrethanat. Megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit tha se duhen pritur rezultatet e hetimit.

Një prej pistave që po qarkullon në shtypin rus ditët e fundit është ajo e vendosjes së një bombe në sistemin e ajrit të kondicionuar, që mund të ketë shkaktuar shpërthimin dhe më pas rënien e avionit, ku krahas Jevgeni Prigozhinit, humbën jetën edhe zëvendësi i tij Dimitri Utnik dhe 8 persona të tjerë.

Kremlini ka hedhur poshtë dyshimet e ngritura nga mediat perëndimore dhe presidenti amerikan Joe Bidense urdhërues i fshehtë i zhdukjes së Prigozhinit ishte Vladimir Putin, si hakmarrje pas rebelimit të 23 Qershorit, kur mercenarët e Wagnerit u rebeluan për disa orë, por u tërhoqën nga plani për të marshuar në Moskë për të rrëzuar kastën ushtarake.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share