Kremlini: Putini do t’i drejtohet kombit më 21 shkurt

Presidenti rus Vladimir Putin më 21 shkurt do të mbajë fjalim për gjendjen e kombit, kumtoi sot Kremlini.

Fjalimi i Putinit do të vijë tre ditë para përvjetorit të parë të fillimit të ofensivës ushtarake ruse në Ukrainë.

“Më 21 shkurt, Presidenti i Federatës Ruse do t’i drejtohet Asamblesë Federale (e cila bashkon dy dhomat e Parlamentit rus)”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Ai tha se fjalimi do të trajtojë “situatën aktuale”, veçanërisht ofensivën e Rusisë në Ukrainë dhe situatën ekonomike të vendit, dhe do të mbahet në Pallatin e Kongresit pranë Sheshit të Kuq.

Peskov tha se lista e atyre që do të ftohen, përveç deputetëve, është ende duke u përgatitur dhe se Kremlini ende nuk ka vendosur nëse do të akreditojë gazetarë të huaj. /MIA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share