Kryeministri Hristijan Mickoski pas takimit me Asociacion Bankar Maqedonas, ka deklaruar se me bankat afariste të vendit është dakorduar administrimi I pjesës së kredisë hungareze prej 250 milion eurove I destinuar për kreditimin e ekonomisë me afat prej 15 viteve dhe me “grejs periudhë” prej 3 viteve.
Megjithatë, Kryeministri Mickoski, potencoi se s`ka marrëveshje lidhur me përqindjen e normës së interesit, që si harxhime të tyre do ta shtonin bankat për firmat që do të aplikojnë.
“Padyshim se duan të marrin pjesë në projekt, në pjesën e afatit. Varësisht kërkesës, do të shfrytëzojnë tre vite “grejs periudhë” dhe deri 15 vite afat pagese. Në pjesën e interesit do të negociohet edhe këtë javë dhe do të shohim. Pres që deri në fund të javës së ardhshme të kemi ndonjë qëndrim dhe ta rrumbullaksojmë gjithë këtë dhe vendimi të transferohet tek ekonomia” – tha Mickoski.
Bëhet fjalë për kredinë hungareze prej 500 milion eurove me normë interesi prej 3.25%, me periudhë pagese 15 vite me grejs periudhë të kycur prej 3 viteve.
Këto para do të hyjnë si mjete në Buxhet, ku 250 milion euro do të destinohen drejt Bankës Zhvillimore, ku kjo përmes bankave komerciale duhet t`i plasojë drejt sektorit privat për investime, kurse 250 milion eurot tjera destinohen për projekte të infrastrukturës, respektivisht për financimin e projekteve të Komunave. /tvklan.mk/