Krasniqi: Qeveria, shpëtimin po e kërkon në përplasje civile – veteranët sot të jenë të vetëpërmbajtur

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka reaguar ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ku tha se përmes një deklarate skandaloze dhe fyese ndaj veteranëve dhe gazetarëve, Qeveria Kurti po kërkon përplasje.

Krasniqi tha se vetëm një qeveri e dështuar, e papërgjegjshme dh pa ndërgjegje, përmes veprimeve të saj kërkon dhunë në mesin e popullit të saj.

“Veteranët kanë paralajmëruar sot protestë paqësore, për të kërkuar respekt dhe dinjitet nga një Qeveri e cila po i diskriminon në çdo hap e vendim”.

“Pikërisht, për ta eskaluar këtë protestë që veteranët tanë të përballen me policinë, vëllezërit dhe motrat e veta, një ministër pa karakter si Xhelal Sveçla del me fyerje dhe nxitje të tilla. Kjo Qeveri e ka humbur arsyen. E ka humbur rrugën. Shpëtimin, sikur gjatë gjithë historisë së saj, e kërkon në përplasje civile”, tha Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se kjo është vetëm një tentativë e qeverisë, që “përmes nxitjes dhe skandalit të radhës ta heq vëmendjen nga koordinimi i Albin Kurtit me Millan Radojçiqin përmes Mimoza Kusari – Lila”.

“Përgjimet dëshmuan se kush me kë po koordinohet dhe me kë po bashkëpunon – edhe në dëm të interesit të vendit”.

“Ftoj veteranët dhe të gjithë pjesëmarrësit sot në protestë për vetëpërmbajtje dhe qetësi. Mos bini pre e këtij orkestrimi antikombëtar”, tha Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share