MINISTRI I ADMINISTRIMIT TË PUSHTETIT LOKAL TË KOSOVËS I KUNDËRPËRGJIGJET ESKOBARIT
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert krasniqi i është kundërpërgjigjur emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar i cili dorëheqjet e kryetarëve të komunave të veriut i sheh si rrugën më të shpejtë dhe të lehtë për zgjedhjet në këto katër komunal.
Ai ka thënë se udhëzimin Administrativ, që rregullon iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave në veri të vendit është e vetmja rrugë për zgjedhje të reja në këto katër komuna.
Thotë se ky udhëzimi Administrativ është kërkesa demokratike dhe vullnet i qytetarëve.
“Udhëzimi administrativ e ka bazën në vetëqeverisjen lokale dhe synim ka mbledhjen e 20 mijë nënshkrimeve të qytetarëve ku ata jetojnë, e më pastaj procedimin në Kuvend Komunal. Ky Udhëzim nuk është vetëm për katër komuna, por përgjithësi komunat në Republikën e Kosovës”, tha Elbert Krasniqi.
Ai thotë se pengimin e qytetarëve për të marrë pjesë në këto zgjedhje e ka bërë Beogradi.
“Largimi i tyre mund të bëhet në mënyrë demokratike përmes kërkesës së qytetarëve duke mbledhur 20 mijë nënshkrime. Udhëzimi Administrativ është kërkesë demokratike dhe vullnet i qytetarëve”, tha Krasniqi.
Krasniqi u pyet edhe për rrezikun që ky udhëzim të shpallet jokushtetues.
“Unë nuk mund të flas për rreziqet, nuk dua të flas për rreziqet. Unë po flas për një proces demokratik, ne si ministri përgjegjëse për administrimin e pushtetit lokal kemi marrë një detyrë”, tha Krasniqi.
Shpallja e zgjedhjeve të reja është një pikat që Kosova është pajtuar me BE-në për deeskalimin e situatës në veri. Pikërisht për këtë cështje dhe zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit do të diskutojnë të enjten në bruksel kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciq.