Krasniqi: Deklarata Kushtetuese për Kosovën është themel për shtetformimin e saj

Në 34-vjetorin e miratimit të Deklaratës Kushtetuese për Kosovën më 2 korrik 1990, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur rëndësinë e kësaj date për historinë dhe vullnetin e popullit kosovar.

Duke e quajtur këtë akt një ndër vendimet më të rëndësishme politike e historike, Krasniqi theksoi se Deklarata Kushtetuese shënoi një moment të guximshëm dhe maturi politike, duke e shpallur Kosovën njësi të pavarur dhe të barabartë me Republikat tjera të ish-Jugosllavisë.

Pavarësisht vështirësive dhe tensioneve të asaj kohe, delegatët demonstruan vendosmëri për çlirim dhe pavarësi, ndërsa ndërtesa e Kuvendit ku ata ishin mbledhur ishte e rrethuar nga policia serbe.

“Mirënjohje për të gjithë delegatët, të cilët përmes kësaj deklarate demonstruan guxim dhe maturi politike duke e shpallur Kosovën njësi të pavarur dhe të barabartë me të gjitha Republikat tjera të ish-Jugosllavisë, ndonëse ndërtesa e Kuvendit ku ata ishin mbledhur, ishte e rrethuar nga policia serbe”, shkroi Krasniqi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share