KQZ numëron 88% të votave, ja rezultatet e deritanishme për partitë e tjera

Vijon numërimi i votave nga zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Deri më tani janë numëruar 2230 vendvotime nga 2533 në total.

Lëvizja Vetëvendosje, udhëheq me 41.29%. E dyta rendit PDK me 21.8%, ndërsa e treta është LDK me 17.7 %.

AAK dhe Nisma kanë marrë 7.68% të votave nga qytetarët e Kosovës.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kishin 1 milion e 970 mijë e 944 qytetarë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share