Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki ka reaguar ndaj videos që u publikua nga zv ministri Nazim Bushi teksa shihej në shoqëri të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti në veturë duke kënduar.
Në reagimin e gjatë të tij, Kovaçeki reagon edhe ndaj deklaratës së Ahmetit ku Mickoskin, e quajti “Zelenski nga Ali Expresi”.
Aliu mundohet të jetë qesharak, ndaj edhe mundohet të jep mendime se presidenti Mickoski nuk ishte Zelensky nga Ukraina.
Kovaçki shkruan se nuk jam shumë i sigurt por më duket se këtë status ia ka shkruar “çiraku Artan Grubi, ulur së bashku në tavolinën në Zajas, ku shihet Aliu duke vjedhur rrymë nga EVN dhe jep ‘këshilla’ të mëdha për të tjerët’.
“Më pas në facebook publikon status tjetër edhe atë në makinë të shtrenjtë qindra mijëra euro. Përderisa populli po varfërohet, këtë janë incizuar duke kënduar këngë. Njerëzve nuk ju vjen aq keq pse e bëjnë këtë, pasi ato mendojnë se njerëzit besojnë se këndojnë mirë kur në fakt vjedhin.
Kjo ndodhë përderisa edhe populli i Alisë edhe ai maqedonas vuajnë nga uria, përderisa po vidhet dhe nënçmohet nga persona si ai, dhe ata që kanë zgjedhur t’i shërbejnë kësaj qeverie tradhtarësh.
Në facebook aktrojnë patriot, ndërsa jashtë saj ndajnë tenderë.
Abe Ali ti je vetëm vjedhës. Mickoskit nuk i vjen as deri te gjunjët. Ai e udhëheq popullin, ti e plaçkit, edhe shqiptarët do t’ia parashtrojnë pyetjen Aliut se përse shqiptarët nga Shqipëria shkojnë drejt BE-së, ndërsa shqiptarët nga Maqedonia po qëndrojnë në vend. Përgjigjja sigurisht nuk do të jetë diku mes këngëve të Alis dhe kurdisjeve të Artanit”.
Por ai filloi si një stalinist, marksist-leninist, pretendoi të ishte Che Guevara dhe në thelb është një këngëtar nga Zajazi, ka shkruar në regimin e tij, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki.