Kovaçevski: Zgjedhjet në Maj 2024 – marrëveshja e koalicionit me BDI-në e qartë?!

ASH-ja KA KAPACITETE TË TJETË PJESË E KOALICIONIT EVROPIAN

Kryeministri Dimitar Kovaçevski duket se ka pranuar që gjatë Majit 2024 të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare me një termin, njofton KlanM.

Kjo, sic percjell KlanM, praktikisht i bie që më 8 Maj të mbahen zgjedhjet parlamentare bashkë me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Dy javë më herët do të jetë rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale.

“Vlerësoj se ka hapësirë të mjaftueshme në Maj që të organizohen zgjedhjet, në terminin e tyre të rregullt, kurse për qëndrimet përfundimtare të partive do të njoftojmë atëherë kur të arrihet konsensusi I gjerë në suaza të Parlamentit” – deklaroi Kovaçevski.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sic njofton KlanM, ka theksuar se ende po bisedohet me BDI-në për zyrtarizimin e koalicionit të ri evropian, me të cilin planifikojnë ta sfidojnë opozitën në zgjedhjet e ardhshme.

“Me BDI-në kemi marrëveshje të qartë koalicioni që ishte publikuar në vitin 2020 dhe ndajmë vlera të njëjta lidhur me anëtarësimin në BE. Qëllimi i frontit të gjerë që do ta promovojë këtë ide është cështja kyce që do t`i bashkojë partitë në zgjedhjet e ardhshme” – tha Kovaçevski.

Kryeministri, sic njofton KlanM, vlerëson se vlera të këtilla ka edhe në ASH, duke shpresuar se Taravari do t`i bashkangjitet koalicionit, përkundër qëndrimit partiak se në zgjedhje do të shkojnë të vetëm.

“Vlerësoj se ASH-ja ka kapacitetin për të biseduar për këto tema, duke marrë parasysh potencialin kadrovik dhe përcaktimet programore dhe mendoj se në këtë bazë mund të zhvillohen bisedimet lidhur me koalicionet e ardhshme për zgjedhjet” – tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, sic njofton KlanM, para disa ditëve deklaroi se integristët janë në situatë komode, pasi sipas tyre, do të jenë fitues në bllokun shqiptar. BDI-ja, sic tha Osmani, do t`ua lë të tjerëve të vendosin për zgjedhjet, kurse lidhur me koalicionet e mundshme, Osmani tha se për këtë do të vendosin organet partiake. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share