Kovaçevski: Zgjedhjet konform afateve ligjore!

“DATA E ZGJEDHJEVE VARËSISHT FESTAVE FETARE”

Gjatë caktimit të datës për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare që duhet të mbahen vitin e ardhshëm, do të mbahet llogari edhe për festat fetare – ka theksuar Kryeministri Dimitar Kovaçevski, përcjellë KlanM.

Ai nuk është përgjigjur konkretisht nëse në shkurt 2024 duhet të nis me punë qeveria teknike, por ka siguruar se zgjedhje patjetër të ketë.

“Zgjedhje do të ketë për shkak se skadon mandati i Presidentit dhe Parlamentit. Kur saktësisht do të ketë, kur të arrihet marrëveshja lidhur me datën e saktë në parlament për shkak se Kryeparlamentari shpall zgjedhjet. Duhet të kemi parasysh se në muajt e pranverës kemi festa fetare. Duke marrë parasysh këto supozime, do të miratohet edhe data që do të jetë në afatet ligjore. Qeveria Teknik do të jetë 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, sic ka qenë deri më tani”, tha Dimitar Kovaçevski.

I pyetur nëse janë duke zhvilluar bisedime me BDI-në për paraqitje të përbashkëta në zgjedhjet presidenciale ose parlamentare, Kryeministri Kovaçevski është përgjigjur se lidhur me këtë vendimi do të merret në organet partiake.

Kryeministri tashmë disa javë nuk është përgjigjur konkretisht rreth propozimit të VMRO-DPMNE-së, nëse zgjedhjet parlamentare do të jenë në rrethin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share