Këtë vit duam të fokusohemi në realizimin e planeve për ndërlidhjet rajonale të rrugëve, hekurudhave, infrastrukturës dhe energjetikës – ka deklaruar në Forumin Ekonomik në Shkup, Kryeministri Dimitar Kovaçevski, raporton KlanM.
“Punojmë në finalizimin e rrjetit rrugor të Korridorit 8 dhe 10, me çka do të lidhemi me fqinjtë tanë, rajonin dhe më gjerë, që do të hap mundësi të pakufizuara në të gjitha fushat. Ndërtimi I këtyre Korridoreve do të jetë reflektim I të gjitha politikave tona të fqinjësisë së mirë, ndërtimit të mirëbesimit dhe miqësisë” – ka theksuar Kryeministri Kovaçevski.
Ai, sic njofton KlanM, ka paralajmëruar investime, mbështetje dhe lidhje energjetike me rajonin. Sipas tij, transformimi I gjelbërt zhvillohet në tri drejtime.
“RMV-ja për momentin ka vetëm një burim gazi, përmes Bullgarisë. Në vazhdë e sipër është investimi për gazsjellësin e r inga Greqia si dhe një gazsjellës nga Bullgaria. Segmenti I dytë I investimeve janë burimet e riparueshme të energjisë” – ka deklaruar Kryeministri Kovaçevski.