Kovaçevski: Vendin e presin vendime politike – RMV në BE deri 2030!

RADEV: SA MË PARË TË BËHEN NDRYSHIMET KUSHTETUESE

Qëllimi strategjik I Maqedonisë së Veriut është anëtarësimi fuqiplotë në BE deri më 2030. Vendin e presin vendime politike që do të mundësojnë hapjen e klasterëve dhe kapitujve – tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski nga Samiti i dytë i Bashkësisë Politike Evropiane, njofton KlanM.

Sipas Kryeministrit, për këtë temë, dje në Bratislavë ka biseduar me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe me Presidentin e Francës, Emanuel Macron.

“Qëllimi strategjik I vendit është anëtarësimi fuqiplotë në BE deri më 2030. Procesi I skriningut së shpejti duhet të përfundojë, kurse vendin e presin vendime politike që do të mundësojnë hapjen e klasterëve dhe kapitujve. RMV-ja dëshmoi se përmes diplomacisë dhe vendimeve të vështira arriti të bëhet anëtare e NATO-s, me megociata të filluara me BE-në, vend kryesues me OSBE-në dhe faktor stabiliteti në rajon” – deklaroi Kovaçevski.

Maqedonia e Veriut duhet sa më shpejt të fusë Bullgarët në Kushtetutë që të vazhdojë me rrugëtimin evropian – tha Presidenti bullgar Rumen Radev, sic percjell KlanM, duke mohuar se në Kishinjev kishte shkuar për të qortuar Shkupin.

“Absolutisht nuk kam asnjë qortim ndaj RMV-së. Për ne, për BE-në dhe vendet evropiane e rëndësishme është që të respketohen kriteret e anëtarësimit. Ata bazohen në respektimin e të drejtave të njeriut dhe parandalimit të diskriminimit. Mendoj se sa më shpejt kuptohet se Bullgarët duhet të futen në Kushtetutës dhe të sigurohet barazia para ligjeve, aq më mirë do të jetë” – tha Rumen Radev.

Ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar dhe në rrethanat aktuale nuk do të ketë – u shpreh i prerë lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, mbrëmë gjatë një tribune partiake në Kavadar, njofton KlanM.

Sipas tij, këto cështje do t`I thotë edhe në takimin e liderëve, me cka shuhen pritjet për ndonjë epilog pozitiv nga takimi Kovaçevski – Mickoski, që sipas Kryeministrit duhej të mbahet ditëve në vijim e ku do të diskutoheshin eurointegrimet e vendit dhe raportet me fqinjtë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share