“UNITET EDHE PËR VENDIMET PËR ANËTARËSIM NË BE”
27 Marsi është dita kur Maqedonia e Veriut vulosi të ardhmen e saj të sigurtë. Stabiliteti I vendit tashmë nuk vehet në pikëpyetje – ka deklaruar Kryeministri Dimitar Kovaçevski me rastin e shënimit të trivjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, njofton KlanM.
Manifestimi qendror u mbajt në Kazermën “Ilinden” në Shkup me stërvitje dhe aktivitete të Armatës së Maqedonisë së Veriut, por edhe me fluturimin e avionëve të NATO-s në kuadër të misionit “Air Policing”.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sic njofton KlanM, në fjalimin e tij theksoi se sikurse për NATO, tashmë uniteti kombëtar nevojitet edhe për vendimet për anëtarësimin e RMV-së në BE. Ai u shpreh për përfitimet e vendit nga anëtarësimi në Aleancën Veriatlantike.
“Perspektivë më ndryshe se sa është e rëndësishme siguria dhe stabiliteti dha agresioni brutal i paprovokuar ushtarak rus ndaj Ukrainës. Po përsëritet regresi i tmerrshëm dhe destruktiviteti dhe në mënyrë plotësuese transformohet në luftë hibride që shfrytëzon armë kibernetike dhe informatike. Në këtë luftë shkatëruese, vendi ynë si cdoherë gjatë historisë, mbetet në anën e vërtetë të historisë” – tha Dimitar Kovaçeski.
“Unitet dhe vendosmëri për paqë dhe siguri” – ishte mesazhi I Ministres së Mbrojtjes, e cila oli edhe për kontributin ndaj Armatës së Maqedonisë së Veriut.
“Përkundër sfidave ekonomike me të cilat u përball Qeveria dhe ministrat e resorëve ekonomik, po rritet buxheti për mbrojtjen dhe vendi ynë, që nga viti I ardhshëm, do ta arrijë kriterin e NATO-s që 2% e BPV-së të alokohet për mbrojtjen, derisa kriterin e dytë për ndarje të 20% nga buxheti I mbrojtjes për modernizim tashmë e kemi tejkaluar” – tha Slavjanka Petrovska, ministre e mbrojtjes.
Paraprakisht, sic njofton KlanM, në organizim të Ministrisë së Jashtme u mbajt Mëngjesi tradicional i NATO-s, me pjesëmarrje të korit diplomatik, aktivitet ky me të cilin nisën Ditët e NATO-s që do të zhvillohen deri më 4 Prill.
Më 27 Mars 2020, Maqedonia e Veriut u bë anëtarja e 30-të e NATO-s. Përcaktimi për integrimin euro-atlantik daton që nga viti 1993 kur Kuvendi miratoi Rezolutën ku u definuan prioritetet e jashtme politike të vendit – anëtarësimi në NATO dhe BE.
Më 27 Mars 2020, përmes Ambasadës së RMV-së në Uashington, në Departamentin Amerikan të Shtetit ishte deponuar instrumenti për aderimin në Marrëveshjen Veri-atlantike, me çka, Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht u bë vendi I 30-të anëtare e Aleancës. /KlanMacedonia/