Kryeministri Kovaçevski siguron se të gjithë së bashku, do ta kalojmë dimrin dhe këtë krizë më të vështirë, më të madhe ndonjëherë. Unë do të bëj maksimumin, Qeveria, ministrat do të bëjnë të njëjtën gjë, kjo është puna jonë sot dhe çdo ditë tha Kryemnistri Kovaçevski.
“Siç e kemi treguar sot me këto masa kundër krizës, ne po përballemi aktivisht dhe përditë me pasojat, si në vend, por edhe në bashkëpunim me fqinjët tanë dhe miqtë evropianë. E di që të gjithë shqetësohemi për familjet tona në kohë krize, kjo është e natyrshme. Por kur je kryeministër duhet të kujdesesh për të gjithë. Kjo është arsyeja pse ne sot i kemi miratuar këto masa dhe vazhdojmë angazhimin tonë të përditshëm për të siguruar që të ketë energji elektrike dhe ngrohje dhe ushqim për të gjithë”, deklaroi kryeministri i republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski.
Ndryshe Qeveria në seancën e sotme miratoi një sërë masash të reja për përballimin e krizës energjetike dhe të çmimeve, në vlerë mbi 350 milionë euro.