Kovaçevski takoi ambasadoren amerikane Aggeler

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot ka pasur takim me ambasadoren e SHBA-së në vend, Angela Price Aggeler.

Takimi është në kuadër të dialogut të rregullt me ​​ambasadoren amerikane për temat e përbashkëta të agjendës në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe vjen pas vizitës së kryeministrit Kovaçevski në Shtetet e Bashkuara të Amerikës javën e kaluar.

“Kryeministri Kovaçevski falënderoi për mbështetjen e padyshimtë për vendin tonë që ka marrë nga Sekretari i Shtetit Amerikan, Anthony Blinken, në takimin e mbajtur më 9 maj në Uashington, veçanërisht në pritje të hapave të ardhshëm në procesin e integrimit evropian të vendit. Reciprokisht u theksua përkushtimi për zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve dypalëshe miqësore dhe ekonomike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, si aleate në NATO, por edhe si dy vende që ndajnë vlera të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e qeverisë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share