Kur isha kryeministër, së bashku me ministrat arritëm ta zbusim inflacionin, nga 20 për qind e sollëm në tre për qind. Kur i sollëm masat, u kritikuam. Së pari i kufizuam marzhet, më pas i ngrimë çmimet. Në muajt e mëvonshëm u tregua se shumë tregtarë e keqpërdorën atë. Personalisht mora pjesë në shkruajtjen e Ligjit për praktika jo të drejta tregtare me të cilin intervenohet në zinxhirin e shitjes dhe definohet çfarë shpenzime mund të imponohen ndaj blerësve nga shitësit me pakicë dhe shitësit me shumicë. Kjo do të vendosë rend të madh.
Kështu sot kryetari i LSDM-së DImitar Kovaçevski u përgjigj në pyetjen e gazetarëve lidhur me rritjen e hsportës minimale sindikaliste. Ai, siç deklaroi, në parti ka sugjeruar të ceket rritja e mëtutjeshme e pensioneve dhe të rrigës minimale dhe mesatare, si dhe rritja e mbështetjes për investuesit vendorë.
Sipas tij, ekzistojnë disa mënyra dhe modele për llogaritje të shportës sindikaliste.
“Shporta ndryshon nga – deri, varësisht shfarë shpenzime do të vendosni në të. Atë që ne si Qeveri e bëmë, ishte ulja e inflacionit dhe rritja e pensioneve, rrogës minimale dhe mesatare. Arritën ta bëjmë këtë, por, sërish do të them. Jam i vetëdijshëm se është vështirë, se ka qytetarë pensionistë të cilët mezi “lidhin fundin” dhe të cilët flejnë të uritur që të mund të sigurojnë financa për fëmijët e tyre. Prandaj, i sugjerova ekipit tim ekonomik në parti, në Program të ceket rritja e mëtutjeshme e pensioneve dhe e rrogës minimale dhe mesatare, si dhe rritja e mbështetjes për investimet vendore duke pasur parasysh se ashtu do të hapen më shumë vende të punës, por vazhdim i procesit eurontegrues, sepse nga anëtarësimi në BE, sipas shembujve të tjerë, varet edhe dyfishimi i BPV-së dhe trefishimi i rrogës minimale dhe mesatare, por, gjithsesi, edhe ulja drastike e papunësisë. vetëm merreni shembull Kroacinë. Sqarim më i mirë se pritja nuk sjell asgjë nga kjo”, nënvizoi Kovaçevski, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve pasi që mbolli fidan në Kapishtec, në kuadër të aksionit të Komunës Qendër me rastin e Ditës së pranverës.
Sipas tij, vendi ishte para Kroacisë dhe duhej të bëhej anëtare e BE-së së bashku me Kroacinë.
Ai përkujtoi edhe se në vitin 2016 u nevojitën 4,5 rroga minimale për një familje, ndërsa tani nevojiten dy deri 2,2, që, përmendi, është dallim drastik.