Nuk ka asnjë zgjidhje në parlament që opozita nuk e ka bllokuar. Që kur kam qenë pjesë e qeverisë, strategjia e opozitës ka qenë bllokadë dhe kjo është bërë “spiritus movens” e punës së tyre.
Ai zgjohet në mëngjes dhe më thërrasin tani do ta bllokoj. Ata ndoshta e mësuan këtë në qeverisjen 11-vjeçare që kishim. Atëherë ne kishim bllokuar integrimin evropian, integrimin në NATO dhe bllokuam marrëdhëniet me fqinjët tanë, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski pas njoftimit të VMRO-DPMNE-së se do të bllokojnë Ligjin e ri për Amnisti.
Kryeministri njoftoi se ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, nesër në një konferencë për media do të shpjegojë në detaje ligjin e propozuar. Për të ky ligj është më kufizues se ai që u miratua si ligj në vitin 2018.
Kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski, ka përsëritur sot se partia e tij do ta bllokojë me amendamente projektligjin e ri për amnisti.
Sipas tij, ligji synon të lirojë kriminelët që vuajnë dënimin me burg dhe, siç thotë ai, t’i kthejë në rrugë./Telegrafi/