Kovaçevski: S`ka presione ndaj deputetëve – plotësuam të gjitha kushtet e Mickoskit!

VMRO-DPMNE: Qeveria s`ka 80 deputetë për ndryshimet kushtetuese

Përkundër paralajmërimeve të Ministrit të Drejtësisëm Krenar Lloga, se në seancën e sotme qeveritare do të shqyrtohen dhe miratohet propozim-nisma për ndryshimet kushtetuese, megjithatë kjo nuk ndodhi, njofton KlanM.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se amendamentet kushtetuese ende po rregullohen nga shërbimet e qeverisë, duke mos saktësuar se kur do të vehen në rend dite në Qeveri, e as se kur do të dorëzohen në Kuvend.

Kryeministri, sic njofton KlanM, ka mohuar se po bëhen presione ndaj deputetëve, duke përsëritur qëndrimin se pas takimit të liderëve janë plotësuar të gjitha kushtet për vazhdimin e dialogut me VMRO-DPMNE-në rreth ndryshimeve kushtetuese.

“Dua të përgënjeshtroj se ka presione ndaj deputetëve në Kuvend. Të gjitha kushtet e takimit të liderëve janë respektuar, për shkak se Mickoski atje tha se nuk ka problem me ndryshimin e Kushtetuës dhe futjen e Bullgarëve, shprehu dëshirë të jetë pjesë e qeverisë – unë ofrova vëllzërisht, gjysmën e vendeve ministrore. Kërkoi BDI të mos jetë pjesë e Qeverisë – u pranua. Edhe ASH dhe BESA thanë se nuk do të jenë, e kjo do të thotë se VMRO-DPMNE-së I lirohen vende tjera ministrore”, tha kryeministri Kovaçevski.

VMRO-DPMNE bën thirrje që propozim-nisma sa më shpejt të dorëzohet në Parlament. Nga grupi i tyre parlamentar, sic percjell KlanM, pohojnë se Qeveria nuk ka shumicën e domosdoshme prej 2/3 për të ndryshuar Kuhstetutën.

“Nga dita në ditë bëhet e qartë se LSDM qëllimisht nuk e pranon propozimin e VMRO-DPMNE-së, për mbrojtjen e identitetit maqedonas, për shkak se mbron Ali Ahmetin dhe BDI-në. Për VMRO-DPMNE-në s`ka dilema, nuk ka mbështetje për ndryshimet ksuhtetuese sipas diktatit bullgar dhe ky qëndrimin nuk do të ndryshohet. Populli pyetet për këtë temë. Numërohen edhe disa muaj kur qytetarët do ta dërgojnë LSDM-në në histori”, thonë nga VMRO-DPMNE

Nisma për ndryshimin e Kushtetutës me futjen e Bullgarëve dhe pjesëve të popujve tjerë në Preambulë, nga Grupi I Punës, sic njofton KlanM, është përgatitur para një muaji. Pritet ta kalojë procedurën qeveritare, pas cka duhet të dërgohet në Kuvend.

Ndryshimi i Kushtetutës mund të përfundojë për 4 muaj, por për të nis procedura, duhet të ketë mbështetjen e së paku 80 deputetëve. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share