Kovaçevski: Siguruam shtëpi edhe për 312 familje në objektin e ri social më të madh në vend, në komunën e Butelit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministrin për Transport dhe Lidhje Bllagoj Boçvarski, me zëvendësministrin për Transport dhe Lidhje, Bekim Rexhepi, me drejtorin e Shoqërisë aksionare për ndërtim dhe ekonomizim me hapësirë banesore dhe me hapësira afariste Zoran Gjorgijev, ishte sot në komunën e Butelit, ku po përfundon ndërtimi i objektit më të madh social në vend.

“Janë realizuar 95 për qind e punëve ndërtimore për objektin social që po e ndërtojmë këtu në komunën e Butelit. Kjo është ndërtesa sociale më e madhe në vend, në të cilën së shpejti do të marrin banesa 312 familje nga kategoritë e cenueshme sociale. Dhe me këtë përpjekje tregojmë se po e realizojmë premtimin”, tha Kryeministri Kovaçevski, pas vizitës në terrenin ku po kryhen punët ndërtimore.

“Ndërtesa ka dy hyrje, përdhese dhe 13 kate. Ka 24 apartamente në çdo kat. Dhe ka ka qasje për personat me aftësi të kufizuar.Po aq e rëndësishme është që Qeveria të kujdeset për të gjithë qytetarët, me ndjeshmëri të veçantë ndaj qytetarëve të cenueshëm social edhe atë përmes veprimeve”, tha Kryeministri.

“Kjo ndërtesë ka një vlerë prej 10 milionë euro. Dhe nëse bëhet një krahasim, është e barabartë me 4 luanë të vendosur në urën Goce Dellçev. 4 luanë janë të barabartë me një ndërtesë me 312 banesa – ky është krahasimi më i mirë për atë që investon kjo Qeveri dhe çfarë Qeverie kemi pasur në 11 vitet e mëparshme.

Ne nuk mbjellim palma në Vardar për qindra mijëra euro, nuk ndërtojmë shkallë spanjolle, nuk bëmë fasada nga stiropori, nuk bëmë skulptura demash për miliona euro, por me të njëjtat fonde – një ndërtesë sociale me 312 apartamente për kategoritë e rrezikuara sociale të qytetarëve. Ne investojmë në nevojat e qytetarëve dhe këtë mund ta themi me shumë krenari.

Këtu 312 familje të rrezikuara shoqërore, bashkëqytetarë tanë, do të kenë çati mbi kokë dhe fëmijët e këtyre familjeve do të jenë të sigurt – në vend të rrugës!”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share