Kovaçevski siguron se do të ketë ushqim dhe energji elektrike

Kryeministri Kovaçevski edhe njëher siguroi se ushqim dhe energji elektrike do të  ketë për të gjithë qytetarët. Synimi i qeverisë do të jetë  subvencionimi i bujqëve me qëllim që të rritet prodhimi vendor dhe të zvogëlohen sa më shumë importe. Kështu njoftoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në preskonferencën  e sotme para mediave.

“Ju siguroj se ushqim dhe energji elektrike do të ketë për të gjithë.  Të dielën në këtë vend isha para jush dhe prezantova setin e ri të masave anti-krizë, atëherë thashë se rrymë dhe ngrohje do të ketë për të gjithë. Sot jemi këtu për të treguar se si do të sigurojmë ushqim për të gjithë. Lufta në Ukrainë na mësoi se cilat janë elementet kryesore për jetë dhe ato janë energjensat dhe ushqimi. Dëshirojmë që bujqit tanë të kenë kushte më të mira dhe më lehtë t’i përballojnë sfidat. Duhet të rritet prodhimi vendor, përmes subvencioneve, fondet evropiane dhe resurset njerëzore”, deklaroi Dimitar Kovaçevski.

Kujtojmë që së fundi Qeveria miratoi pakon anti-krizë që peshon 350 milion euro e ku përfshihen ndihma financiare për kategoritë e cënueshme të qytetarëve dhe për pensionistët. Lehtësime në qasje për kredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Shkollat fillore dhe të mesme hyjnë në tregun e rregulluar të rrymës./KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share