Kovaçevski: Shumica parlamentare është më e madhe se sa ishte deri tani

Sa do të zgjasë Debati në Kuvend për rikonstruimin e kabinetit qeveritar varet nga numri i të paraqiturve për diskutim që është e drejtë demokratike e çdo deputeti. Shumica parlamentare po rritet, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Në Kuvend ka shumicë më të madhe se sa ishte deri tani. Nuk po zgjatet diskutimi nga ana ime. Propozimin e kam dorëzuar të premten, tani jemi në të premten e ardhshme. Sa do të zgjasë diskutimi varet nga numri i diskutuesve. Sipas asaj që pashë nga deputetët e opozitës ka shumë interesim, të gjithë janë paraqitur për diskutim. Është e drejte demokratike, çdo njeri ka të drejte të ushtrojë të drejtën e tij demokratike. Pra nëse për çdo shkarkim dhe çdo emërim aplikojnë 40 deputetë dhe nëse e shumëzon me dhjetë, atëherë merr numrin total dhe e pjesëton me 24 në një ditë do të mund të llogarisni sa ditë, 24 orë në ditë për të punuar do të zgjaste diskutimi”, tha Kovaçevski në pyetjen e gazetarëve pas hapjes së një kopshti të fëmijëve në Vollkovë të Shkupit.

Në Kuvend tashmë katër ditë po debatohet për shkarkimin e tre ministrave të Alternativës. Me rikonstruimin e Qeverisë, në koalicion qeveritar hyn partia Aleanca për Shqiptarët.

Kryeministri konfirmoi se dje kanë pasur takim me deputetin Skender Rexhepi – Zejd, i cili që nga viti i kaluar u largua nga Alternativa dhe po vepron si deputet i pavarur. Në takim tha se kanë biseduar për disa raste gjyqësore për të cilat ka pasur diskutim publik në lidhje me mënyrën se si ata janë udhëhequr, por edhe në lidhje me kinse revizionin ndërkombëtar në disa lëndë.

“Unë në asnjë rast nuk kam ndërhyrë në vendimet e gjyqësorit, as do ta bëj atë, as nuk do të konsultohem me organet e huaja gjyqësore. E vetmja gjë që mund të bëhet është t’i dërgohet letër Delegacionit Evropian për raste të caktuara nëse ata do të kenë mënyrë për të bërë një monitorim se si trajtohen ato raste. Nëse ekziston një mundësi e tillë atëherë ata mund ta bëjnë atë brenda direktivave të BE-së. Nëse jo do të përgjigjen. Megjithatë, letra ka për qëllim vetëm të dëshmojë para të gjithëve se ne kemi organe gjyqësore që funksionojnë në mënyrë të pavarur. Këtë e vërteton edhe sot aktgjykimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, tha Kovaçevski në pyetjen e gazetarëve. /MIA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share