Kovaçevski: Shpresoj që RMV-ja nuk do ta bëjë gabimin, që e bëri në të kaluarën – Shqipërisë i dëshiroj sukses!

I pyetur nëse Maqedonia e Veriut përfundimisht do të ndahet nga Shqipëria në rrugëtimin drejt BE-së, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se i dëshiron sukses të gjitha vendeve që synojnë BE-në.

“Shqipëria ka kornizën e saj të bisedimeve, Shqipëria gjithashtu ka kaluar skriningun. Ne e nisëm konferencën e parë ndërqeveritare në ditën e njëjtë, kështu që unë të gjitha shteteve që synojnë të anëtarësohen në BE, gjithmonë u dëshirojë sukses”, tha Kovaçevski.

Kryeministri tha se shpreson që vendi ynë të miratojë ndryshimet kushtetuese, që mos të mbesë peng i kalkulimeve politike të individëve të caktuar.

“Shpresoj që Maqedonia e Veriut nuk do ta bëjë gabimin, që e bëri në të kaluarën, 17 vjet të presë datë për negociata, 11 vjet të mos lëvizim nga vendi në bisedimet me NATO-n dhe BE-në, dhe në fund, nga vendi lider që ishte bashkë me Kroacinë, ndërsa Kroacia tashmë vendosi edhe euron, edhe është pjesë e Shengenit dhe anëtare e BE-së, të mbetemi sërish të presim për shkak të mosvendosshmërisë dhe për shkak të kalkulimeve personale të një personi apo të një pjese të partisë politike”, theksoi Kovaçevski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share