PRITET LLOGARITJA E EMV-së PËR RRYMËN
Elektranat e Maqedonisë së Veriut kanë edhe një javë afat të paraqiten në tenderin e EVN Home, por kompania shtetërore ende nuk i ka dorëzuar llogaritë në Qeveri, përcjell KlanM.
Ekzekutivi duhet të vendos për çmimin që EMV-ja duhet t`ia shesë rrymën e prodhuar EVN-së për gjashtë muajt e ardhshëm, e cila për momentin është 56 euro për megavat-orë.
Nga ky çmim, siç përcjell KlanM, do të varet se sa do të jenë llogaritë e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël duke filluar nga 1 Korriku.
Kryeministri Kovaçevski nuk ka zbuluar se cfarë cmimi do të përcaktojë qeveria, por siguron se nuk do të ketë rritje enorme të cmimit për rrymën elektrike.
“Mund t`i siguroj qytetarët se sikurse deri tani, Qeveria nuk do të lejojë të ketë “shok” të çmimeve. 80% të cmimit të rrymës e subvencionojmë nga buxheti gjatë gjithë sezonit të ngrohjes vitin e kaluar. Në buxhet parashihen 250 milion euro për masa anti-krizë”, tha Dimitar Kovaçevski.
Kompanitë tjera energjetike tashmë kanë dorëzuar kërkesat e tyre në Komisionin Rregullator për Energjetikë. Të gjithë kërkojnë rritje të cmimit për shërbimet që ofrojnë. Nga KRRE-ja, siç përcjell KlanM, kanë thënë se nëse pranohen të gjitha kërkesat, cmimi I rrymës nga 1 Korriku do të rritet për 13%.
Ajo që dihet është TVSH-ja e llogarive rritet prej 10 në 18%, por amvisëritë sërish mund të shfrytëzojnë tarifën e lirë ditore./KlanMacedonia