Kovaçevski: Rezoluta në OKB – abstenuam pasi nuk u përfshi sulmi i Hamasit!

PRESIDENTI PËR TË MËRKURËN THIRRI KËSHILLIN E SIGURISË

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha se, vendi vendosi të votojë “i përmbajtur” në lidhje me rezolutën për armëpushimin e menjëhershëm në Rripin e Gazës, për shkak se në të nuk ishte i përfshirë akti terrorist i Hamasit. Ai tha se, ky ishte qëndrimi i Qeverisë, ndërsa për atë u informua edhe ambasadori, Lubomir Frçkovski përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Vendi e përkrah aspektin humanitar të Jordanisë, rezolutën, respektimin e të drejtës ndërkombëtare humanitare, domosdoshmërinë e mbrojtjes së civilëve dhe qasjen e tyre të nevojave themelore bazë, ujit, rrymës dhe barërave. Nga ana tjetër, dobësi e madhe e rezolutën është mospërmendja e aktit terrorist të Hamasit më 7 tetor, të cilin ne e dënuam ashpër menjëherë, si dhe të drejtën e Izraelit që të mbrohet. Për këtë edhe votuam për amendamentin e Kanadasë në rezolutë” – tha Kovaçevski.

Kovaçevski më tej shtoi se, duhet të vazhdojnë aktivitetet e bashkësisë ndërkombëtare në sigurimin e paqes afatgjate dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme.

“Një numër i madh i shteteve vepruan siç veproi edhe shteti jonë. Ambasadori Frçkovski natyrisht se qëndrimin e ka marrë nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila është pjesë e qeverisë së Maqedonisë dhe është qëndrimi ynë, të cilin tani e them qartë” – deklaroi Kovaçevski.

Ndërkohë, për më 1 nëntor – të mërkurën, me fillim në ora 12.00 në Kabinetin e Presidentit do të mbahet seanca e 19-të e Këshillit për Siguri.

Sic thuhet në një komunikatë nga Presidenca, në rend dite do të jetë situate e sigurisë në vend dhe në rajonin euro-atlantik.

Në seancë, krahas anëtarëve të Këshillit për Siguri, do të marrin pjesë edhe Drejtori i Agjencisë për Aiguri Kombëtare, Zarko Miloshevski dhe Drejtori i Agjencisë për Kundërzbulim, Erold Musliu. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share