Kovaçevski: Rastin Onishçenko do ta komentojmë kur të përfundojnë hetimet

“PERSONI I EMËRUAR NË KRYE TË ASK-SË ËSHTË PROFESIONIST ME PËRVOJË SHUMËVJEÇARE”

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk komentoi rastin e oligarkut rus Onishçenko, thotë se për të do flas kur të mbaroj hetimi. E për personin që u emërua në krye të ASK-së thotë se është profesionist me përvoj shumë vjeçare.

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski nuk ka komentuar se me çfarë vlerësimi Qeveria emëroi drejtorin e ri të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, pasi i njëjti vjen nga re reparti për bashkëpunim ndërkombëtar ku  ishte bërë lëshim me rastin Onishçenkon. Ai tha se gjithçka që ka të bëjë me këtë rast, do të mund të komentohet kur të përfundojë hetimi i zbatuar nga institucionet kompetente.

“Kur të përfundojë hetimi nga institucionet kompetente që duhet të bëjnë hetim, atëherë do të mund të komentohen konstatimet në lidhje me atë rast” – tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i RMV – së

Ai tha se personi i emëruar në pozitën e drejtorin të ASK-së, është profesionist me përvojë shumëvjeçare, i cila ka ndërtuar karrierën edhe me trajnime të shumta në vend dhe në SHBA e Kanada.

“Siç u paralajmërua pra 25 ditësh, mbrëmë Qeveria emëroi drejtor të ri të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, është emëruar Zarko Milloshevski. Ai në pozicion drejtor vjen nga pozicioni zëvendësdrejtor i repartit për kontrolle të sigurisë dhe NATO regjistër, në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, ku ka paraprakisht përvojë shumë vjeçare në udhëheqësinë dhe organizimin në atë repart, por edhe në organizimin dhe udhëheqësinë e njësiteve të tjera organizative me në përbërje të këtij institucioni” – tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i RMV – së.

Emërimi i Milloshevskit në këtë agjenci, vjen pas skandalit me Onishçenkon. Qeveria në fund të muajit maj të këtij viti i ka dhënë shtetësi maqedonase, politikanit ukrainas kontrovers Olekandr Onishçenko, i cili është në listën e zezë të SHBA-së. Nisma për shtetësi ka ardhur nga Federata e sporteve me kuaj, ndërsa Agjencia për Siguri Kombëtare është njëri nga institucionet që kanë dhënë mendim pozitiv. Pas zbulimit të skandalit, Qeveria vendosi që t’i merret nënshtetësia personit në fjalë. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Buçi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share