Nga pres qendra e Qeverisë njoftojn se Kryeministri Dimitar Kovaçevski së bashku me ministrat e Financave Fatmir Besimi, për Transport dhe Lidhje, Blagoj Boçvarski dheMinistrin per Bujqësi, Pylltari dhe Menaxhimin e Ujërave Ljupço Nikolovski, në kuadër të vizitës në Abu Dabi, realizuan takim me Mohammed Saif Al Suvaidi, Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Zhvillimit të Abu Dabit si dhe me Khalifa al-Qubasi, zëvendësdrejtor i përgjithshëm, si dhe përfaqësues të tjerë të menaxhmentit të fondit.
Nga Qeveria thonë se Fondi i Abu Dabi për Zhvillim është një organ qeveritar, një investitor ndërkombëtar me investime të vlerësuara në shumë miliardë dollarë dhe është i pranishëm si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në vendet në zhvillim në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Azi. Ka potencial të madh për zhvillimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe për realizimin e investimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe në vend.
Në takim, ministrat përkatës prezantuan mundësitë për investime në vendin tonë dhe diskutuan mundësitë e bashkëpunimit për projekte të veçanta infrastrukturore, si dhe investime në fushën e agrobiznesit, energjisë diellore dhe turizmit. Gjithashtu, u bisedua për fushat prioritare për investime në të cilat është fokusuar Qeveria, përveç burimeve të rinovueshme dhe realizimit të “Agjendës së Gjelbër”, dixhitalizimit, inovacioneve dhe teknologjisë moderne.
Mes tjerash në kumtesën e Qeverisë te dyja palët theksuan përkushtimin e tyre për ndërtimin e një dialogu mes dy vendeve që do të çojë në përmirësimin e marrëdhënieve të ndërsjella. U theksua se paralelisht me marrëdhëniet politike, rëndësi të madhe ka edhe intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike./KlanMacedonia/