Kovaçevski priti delegacionin amerikan / Escobar dhe Aggeler në Ohër në prag të takimit Kurti – Vuçiq

Kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski ka pritur në Ohër Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, gabriel Escobar dhe Ambasadoren e SHBA-së në Shkup, Angela Aggeler, informon KlanM.

Në takimin e realizuar kryeministri shoqërohej nga zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani. Kryeministri Kovaçevski, sip njoftohet, ka theksuar mbështetjen e Qeverisë së Republikës. e Maqedonisë së Veriut në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në drejtim të përcaktimit të plotë të rrugës për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në takimin e shkurtër para fillimit të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, diskutuam për faktin se Maqedonia e Veriut, me politikën e saj të jashtme parimore të bazuar në dialog dhe kompromis, si mikpritëse e kësaj ngjarjeje, njihet si një partner i besueshëm i bashkësisë ndërkombëtare. Mbështetja e partnerit tonë strategjik SHBA është jashtëzakonisht e rëndësishme në këtë proces”, thuhet në njoftimin e kryeministrit Kovaçevski./KlanMAcedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share