Kovaçevski priti Borrellin dhe Lajçakun në Ohër

Në Ohër, kryeministri Dimitar Kovaçevski mirëpriti Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe Zëvendës President i Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Kryeministri Kovacevski është nikoqir i takimit të nivelit të lartë të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, nën patronatin e Bashkimit Evropian, ku do të marrin pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përcjell Klan Macedonia.

Në takim, siç thuhet nga shërbimet qeveritare, të pranishmit kanë theksuar përkushtimin e ndërsjellë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura përmes dialogut, për të cilin Maqedonia e Veriut, siç thonë nga qeveria, është shembull i shkëlqyer./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share