BASHKËPUNIM QË MASAT ANTI-KRIZË TË KENË EFEKTE
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, kur të vijë koha, do të del në duel televiziv me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ai duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarëve tha se është I gatshëm për t`u përballur me secilin, raporton Klan M.
“Sa I takon duelit, debatit, bisedë me secilin në vend, duke llogaritur edhe Kryetarin e partisë opozitare dhe kjo do të ndodh, por unë kam thënë se për ballja me krizën energjetike dhe ekonomike nuk bëhet përmes debatit politik, por përmes bashkëpunimit dhe punës së përkushtuar para së gjithash në parlament ku duhet të miratohen ligje dhe zgjidhje që janë në interes të qytetarëve, e jo të bllokohen për pikë politike që të mos realizohen masat anti-krizë” – tha Dimitar Kovaçevski.
Ndryshe, lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, disa herë publikisht e ka ftuar Kryeministrin Kovaçevski në duel televiziv për të debatuar rreth përballjes me krizën energjetike, ftesë të cilën Kryeministri I është përgjigjur se në vend të debateve duhet të punohet për gjetjen e zgjidhjeve për tejkalimin e krizës. /KlanMacedonia/