KONTESTI RMV- BULLGARI: NË SHKUP NUK KA MBËRRITUR PROPOZIMI FRANCEZ
Shkupi pret lajme nga Sofja dhe nga vendet anëtare të BE-së rreth propozimit të fundit francez për hapjen e rrugës për eurointegrimin e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kovaçevski ka thënë se për momentin, në Shkup nuk ka mbërritur asnjë propozim që është I harmonizuar nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, mes tyre edhe Bullgarisë. Sipas Kovacevskit, atë moment që do të arrijë dokumenti do të shqyrtohet dhe të do të jepen vërejtje, por mbetet I prerë se do të respektohet “linjat e kuqe” të vendit.
“Ekziston një document që qartazi është dërguar në Bullgari dhe duhet të shqyrtohet në institucionet e tyre. Nëse ka një document të tillë do ta shqyrtojmë. Nuk do të ketë bisedime për identitetin dhe gjhën dhe zgjidhja duhet të përmbajë edhe garanca se me këtë nuk do të ketë kërkesa tjera lidhur me progresin tonë në integrimin drejt BE-së” – deklaroi Dimitar Kovacevski.
Mesazhet e këtilla vijnë në katërvjetorin e Marrëveshjes së Prespës. Komisioneri Varhelji përmes një video-lidhje “Prespën” e quajti model të zgjidhjes së kontesteve ndërfqinjësore,
“Ashtu sikurse Greqia dhe RMV-ja arritën ta tejkalojnë kontetsin e tyre dhe ta zgjidhin me një marërveshje të përbashkët, presim që Bullgaria t`i përforcojë përpjekjet dhe ta bëjë të njëjtën” – tha Oliver Varhejli, komisioner i BE-se.
Mesazhe nga Forumni I Prespws nw Ohwr, se është I domosdoshëm integrimi I shpejtë në BE, si dhe duhet të përforcohet bashkëunimi rajonal në Ballkan kanë dërguar edhe mysafirët tjerë të lartë të rajonit dhe Evropës.