Ka politikan budallenjë që thonë se nuk ka kufi mes Serbisë dhe Shqipërisë dhe janë kundër iniciativës për Ballkanin e Hapur. Kështu sot u shpreh kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski gjatë diskutimit në Forumin e Prespës. Kufijtë janë burimi i korrupsionit, shtoi ai, informon Klan M.
“Ka budallenjë politikan të cilët thonë se si mund të ekzistojë Ballkani i hapur pasi që nuk ka kufi mes Serbisë dhe Shqipërisë. Atëherë si eksizton BE-ja ku është kufiri mes Greqisë dhe Portugalisë apo Bullgarisë dhe Suedisë. A e shihni se çfarë politikan kemi në Ballkan, duan të gjejnë diçka ndonjë çmenduri apo gjë të pakuptueshme që të prishet bashkëpunimi. Paradoksi më I madh është që ne nuk kishim kufi mes vete tani kemi të gjithë kufi”, ka deklaruar kryeministri Kovaçevski. /KlanMacedonia/