Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se qeveria do të nis procedurat për marrjen e shtetësisë së Maqedonisë së Veriut oligarkut ukrainas Oleksandar Onishçenko.
Kovaçevski tha se brenda ASK-së do të vijojë hetimi mbi atë se si oligarku me lidhje të afërta me Rusinë ka marrë shtetësinë e vendit tonë.
“Drejtori i ASK-së e informoi Qeverinë dhe në bazë të të gjitha infrmacioneve që u ndanë, Qeveria mori vendim, respektivisht përfundim për fillimin e aktiviteteve për marrjen e shtetësisë së dhënë”, pohoi Kovaçevski.
Ndërkaq theksoi se brenda 20 ditëve pritet që Agjencia për Siguri Kombëtare të ketë drejtor të ri.
“Sa i përket menaxhmentit të ASK-së, për 20 ditë pas ditës së sotme do të ketë drejtor të ri të ASK-së”, tha Kovaçevski.