Kovaçevski nuk ka ndryshuar mendim për zgjedhjet Parlamentare

“DATA E ZGJEDHJEVE DUHET TË DAKORDOHET MES GJITHA SUBJEKTEVE POLITIKE”

Pushteti nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket kërkesës së opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kryeministri, Dimitar Kovaçevski është i prerë se, zgjedhjet parlamentare do të mbahet në terminin e rregullt. Sa i përket datës konkrete se, kur do të mbaheshin këto zgjedhje, Kovaçevski u përgjigjur para gazetarëve se, kjo është një gjë që duhet të diskutohet mes gjitha subjekteve politike dhe grupet punuese të partive politike duhet të dakordojnë termin për zgjedhjet dhe detajet në lidhje me këtë.

”Data e zgjedhjeve është temë diskutimi mes të gjitha partive politike dhe jo vetëm e dy partive politike. Edhe Kodi Zgjedhor edhe mbajtja e zgjedhjeve bëhet në pajtueshmëri me ligjin dhe kushtetutës, në pajtueshmëri me mandatet. Këtë vit kemi zgjedhje karakteristike sepse kemi zgjedhje presidenciale dhe parlamentare” – tha Kovaçevski.

I pyetur se a mund të mbahet zgjedhjet në maj, siç kërkon opozita, Kovaçevski tha se opinioni do të informohet kur të dakordohen detajet.

“Kur të dakordohet se kur do të jenë zgjedhjet, sepse tani kemi zgjedhje presidenciale të cilat duhet të ndodhin në datë të caktuar dhe kemi zgjedhje parlamentare të cilat kanë afate të veta kur duhet të mbahen, atëherë do të informohet edhe opinioni. Deri atëherë, gjithçka është në nivel të dëshirave, të spekulimeve, ndërsa unë asnjëherë nuk spekulojë as në nivel të dëshirave dhe as në nivel të spekulimeve” – tha Kovaçevski.

Opozita maqedonase kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe propozon që ato të mbahen njëkohësisht me ato presidenciale. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share