Kovaçevski: Nuk do të takohem me Lavrovin, kjo është fitore e OSBE-së dhe jo e Rusisë

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski vlerëson se pjesëmarrja e ministrit të jashtëm të Rusisë, Lavrov në Takimin e Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup, nuk është fitore e Rusisë, përkundrazi sipas tij është fitore e OSBE-së. Kovaçevski madje tha se nuk do të ketë takim me ministrin e jashtëm rus, Sergej Lavrov.

“Një ngjarje e rëndësishme, falënderoj Ministrinë e Jashtme për kryesimin e suksesshëm. Në mbledhjen e sotme do të konfirmohen vendimet që tanimë bisedohet në nivel të ambasadorëve. Organizata po ballafaqohet me sfida të shumta përfshi edhe agresionin rus në Ukrainë… Nuk është fitore diplomatike e Rusisë, por është fitore e OSBE-së. Me këtë OSBE-ja do të vazhdoj të funksionoj…“Nëse OSBE-ja e ndihmoi Maqedoninë e Veriut 30 vjet më parë, sot Maqedonia e Veriut ndihmon OSBE-në të jetë organizata më e madhe rajonale e sigurisë në Evropë. Shpresoj se vendimet e marra në nivel të ambasadorëve do të konfirmohen dhe se OSBE-ja do të vazhdojë të punojë me sukses”, tha Kovaçevski.”, tha Kovaçevski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share