Kovaçevski: Nuk do të jem Ministër në Qeverinë Teknike – do ta udhëheq fushatën e LSDM-së!

“KA KOHË DERI TË DIELËN QË TË KRYHEN FORMALITETET”

Nuk do të jem Ministër në Qeverinë Teknike, por do ta udhëheq fushatën e LSDM-së në zgjedhjet e ardhshme- ka deklaruar Kryeministri Dimitar Kovacevski I pyetur rreth formimit të qeverisë teknike.

Ai vlerëson se ka kohë të mjaftueshme të përfundojnë formalitetet dhe të dielën të bëhet votimi. Por, sërish I dërgoi mesazh VMRO-DPMNE-së.

“Ka kohë të mjaftueshme deri të dielën që të përfundojnë formalitetet dhe të dielën të kemi votimin ku do të fitojmë qeverinë teknike që do t`I zbatojë zgjedhjet. Secili duhet të punojë konform ligjit dhe parimeve demokratike. Propozoni ministra dhe I mbështesni ministrat, nuk mund të prisni që të propozoni ministra, kurse dikush tjetër t`I mbështesë ministrat tuaj”, theksoi Dimitar Kovaçevski.

Sipas tij, qeveria teknike është obligim ligjor dhe partitë politike të pushtetit dhe opozitës duhet ta mbështesin dhe të propozojnë kandidatët e tyre./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share