Kovaçevski nga Tirana: Debate konstruktive për rritje të bashkëpunimit rajonal

NË FOKUS EDHE EUROINTEGRIMI I VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR

Të arriturat në kuadër të Procesit të Berlinit dhe ndikimi i nismave ndaj bashkëpunimit rajonal, rëndësia e tyre në rrumbullaksimin e integrimit evropian si dhe marrëdhëniet dypalëshe janë në fokusin e Samitit të liderëve të Procesit të Berlinit që mbahet sot në Tiranë.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski para nisjes së Samitit të liderëve të Procesit të Berlinit në Tiranë, ka theksuar se pret debat konstruktiv për rritjen e bashkëpunimit rajonal.

Në Tiranë, Kovaçevski u prit nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, kurse sipas paralajmërimeve, do të merr pjesë në dy sesione pune – “Integrimi I rajonit në tregun e vetëm dhe përmirësimi i konvergjencave me BE-në” si dhe “Mbështetja e tranzicionit të gjelbërt dhe digjital në Ballkanin Perëndimor; sfida dhe mundësi për investime dhe rritje”

“Presim diskutime konstruktive fillimisht për rritjen e bashkëpunimit rajonal, rritjes së investimeve për lidhje të rajonit dhe bisedimeve për të siguruar pavarësinë energjetike. Do të nënshkruhet marrëveshja për njohje të ndërsjelltë të diplomave të farmacistëve, të infermireve, akusherëve si plotësim të marrëveshjeve nga samiti I kaluar me njohjen e diplomave të mjekëve dhe veprimtarive tjera që rregullohen konform direktivave evropiane” – tha Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski në Tiranë ka takuar Komisionerin e BE-së për zgjerim, Oliver Varheljin. Sic thuhet në një komunikatë nga Qeveria, në takim u konfirmua mbështetja e fortë e BE-së për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe u theksua se Maqedonia e Veriut, si partner i besueshëm dhe vend që në gjashtë vitet e fundit ka bërë një hap të madh në ripërtëritja dhe zhvillimi i demokracisë dhe i proceseve demokratike, duhet sa më parë të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

Në nivelin më të lartë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen, Presidenti francez Emanuel Makron dhe Kancelari gjerman Olaf Sholc, do të përpiqen që të përshpejtojnë rrugëtimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

Për momentin, Maqedonia e Veriut mbetet pika më e ndjeshme – pa ndryshime kushtetuese mbetet pa nisje të negociatave. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share